Për bizneset, kriza e çmimeve duket se po kalon, e ndihmuar kjo nga forcimi i ndjeshëm i monedhës sonë kombetare.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se fillimi i vitit ka shënuar rikthimin e indeksit të çmimeve të importit në nivelet më të ulëta në dy vite. Ndërsa edhe kostot e prodhimit vendas po shfaqin shenja të forta ngadalësimi.

Referuar shifrave për muajin tremujorin e parë të vitit, regjistrohet një rënie e produkteve të importuara me me 1.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat tregojnë se rritja e kostove nga importi po stabilizohen për shkak të zhvlerësimit të Euros.

Sektorët që kontribuan në rënien e këtyre çmimeve rezultojnë industria përpunuese, energjia, industria nxjerrëse e furnizimi me ujë.

Në kah të kundërt ka vijuar indeksi i çmimeve të prodhimit në vend, i cili në raport me vitin e kaluar ka shënuar një rritje me 2.8%.

Shtimi i kostove për fuqi punëtore po vijon të ushtrojë presion mbi inflacionin, teksa referuar INSTAT, sektori i energjisë dhe industrisë rezultojnë kontributorët kryesorë.

Tv Klan