Francë-Irak, pjesa e dytë
92′- Mbyllet ndeshja.
90′- Akordohen 2 minuta shtesë.
80′- Kombinime mjaft të bukura të lojtarëve francez. Mbappe provon me një gjuajtje brenda zonës por sulmuesi nuk ka saktësinë e duhur.
75′- Shumë pranë golit Iraku. Krosim nga e majta me topin që devijohet dhe shkon ngjitur me shtyllën.
67′- GOOOOOOOL FRANCA 3-0. “Gjelat” pa mëshirë. Olise pason bukur në zonë për Dembelen me sulmuesin francez që godet saktë në cepin e portës.
66′- Franca pranë golit të katërt. Kombinime të mira në zonë por Dembele gjuan jashtë.
54′- GOOOOOOOOOL FRANCA 2-0. Mbappe i pandalshëm. Sulmuesi francez shënon golin e dytë personal pasi përfitoi nga një gafë e portierit kundërshtar.
Rinis ndeshja pas ndërprerjes prej motit të keq dhe stuhive.
Shtyhet ndeshja për shkak të motit të keq dhe stuhive
48′- Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Francës. Vendos supergoli i Mbappes.
45′- Akordohen 3 minuta shtesë.
40′- Mbappe tenton golin spektakolar. Sulmuesi francez përfiton nga një top i ngelur në mesfushë dhe provon gjuajtjen nga mesi i fushës por topi përfundon jashtë.
38′- Aksion i mirë i “Gjelave”. Olise provon pasimin në qendër por topi devijohet dhe nuk shkon dot te Mbappe.
27′- Iraku shfaqet rrezikshëm në zonën e Francës. Krosim nga e majta, por goditja me kokë e sulmuesit të Irakut përfundon jashtë.
22′- Franca vijon me dominimin. “Gjelat” vazhdojnë të ushtrojnë presion duke kërkuar golin e dytë. Shumë topa të futur në zonë nga krahët, por mbrojtja e Irakut është e vëmendshme duke larguar rrezikun.
14′- GOOOOOOOL FRANCA 1-0. Mbappe lëshon një predhë nga distanca, portieri nuk mund të bëjë asgjë me topin që përfundon në rrjetë.
8′- Sulme të vazhdueshme nga Franca. Krosimi nga e majta, topi mbetet në zonë por Mbappe godet jashtë.
6′- Driblim mjaft i mirë i Mbappe në mesfushë. Sulmuesi i Realit detyron kundërshtarin të shkaktojë faull dhe të ndëshkohet me karton të verdhë.
1′- Vjen mundësia e parë për Francën. Mbappe nuk arrin të devijojë gjuajtjen vetëm pak metra larg portës.
0′- Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Maignan, Kounde, Saliba, Upamecano, Digne, Rabiot, Kone, Barcola, Olise, Dembele, Mbappe.
Iraku: Basil, Doski, Hashem, Tahseen, Ali, Ismael, Al Ammari, Bayesh, Iqbal, Qasem, Hussein.
Mbappe dopietë, Franca fiton ndaj Irakut mes stuhisë dhe kualifikohet













Botërori 2026 