Pas rezultatit triumfues të Tubimit Kombëtar, një fitore historike, francezët shprehën frikë, zhgënjim dhe pak tronditje.

“Është e frikshme. E djathta ekstreme është pak tronditëse, sepse kur votojmë, padyshim presim që rezultatet të korrespondojnë me zgjedhjen tonë. Por është pak e vështirë për të rinjtë.”

“Çfarë mendoj unë? Në fakt, jam pak i zhgënjyer në Francë. Nuk është Franca që kam njohur që fëmijë. Por tani është, kaos, në fakt.”

Ndërsa të tjerë mbështetën këtë rezultat për të cilën u shprehën se kërkonin prej kohësh një ndryshim në arenën politike.

“Njerëzit e kanë menduar dhe tani, kjo duhet të na sjellë diçka. Do të shohim se cilat janë rezultatet. Fjalët e mëdha shpesh vijnë nga magjistarët e mëdhenj. Çfarë do të nxjerrin nga kapelja e tyre? Do ta shohim.”

Por nëse Tubimi Kombëtar kundër emigrantëve dhe euroskeptikëve do të jetë në gjendje të formojë një qeveri, do të varet nga raundi vendimtar i javës së ardhshme dhe se sa me sukses do të arrijnë partitë e tjera të pengojnë Le Pen në zonat elektorale në të gjithë Francën.

Udhëheqësi 28-vjeçar i Tubimit Kombëtar Jordan Bardella mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Francës tani që kjo parti ka fituar 33.14% të votave. Ai publikoi një letër duke synuar bllokun e majtë Fronti i Ri Popullor, i cili doli i dyti në raundin e parë duke i etiketuar ata “agjentë të kaosit” që përbëjnë një “kërcënim ekzistencial” për Francën dhe duke i akuzuar për antisemitizëm dhe duke sulmuar parimet thelbësore të Republikës Franceze.

Lideri 28-vjeçar i partisë, kërkoi edhe një herë një debat me liderin e partisë së majtë France Unboëed, Jean-Luc Melenchon përpara raundit të dytë të zgjedhjeve legjislative, duke shtuar se një fitore e majtas do të thotë “kryengritje për Francën, kaos dhe çrregullim”. 28 vjeçari kërkoi sërish nga votuesit një shumicë absolute.

Kushdo që fiton në raundin e dytë, Emmanuel Macron ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen si president. Por nëse Tubimi Kombëtar siguron një shumicë, atëherë kjo mund të hapë derën për ndarje të pushtetit, kur presidenti i një partie kryeson shtetin dhe një parti tjetër drejton qeverinë.

Klan News