Fredi Beleri, i cili së fundmi u zgjodh eurodeputet i Greqisë nga qelia, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku ka kundërshtuar vendimin e SPAK për “mosfillim procedimi penal” mbi kallëzimin e bërë prej tij gjatë hetimit paraprak për “falsifikim” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se në kallëzim Beleri pretendonte falsifikim të dëshmisë së penalitetit dhe regjistrit të procedimeve të Prokurorisë Vlorë.

Aktualisht Fredi Beleri është në pritje të vendimit të Apelit të Posaçëm për dënimin e dhënë ndaj tij nga Shkalla e Parë për blerje votash që e ka dënuar me 2 vite burgim.

/tvklan.al