Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Gjykata E Larte

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, kopshtari i shpëton burgut përjetë

Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, i shpallur fajtor për rolin e tij në zhdukjen e trupit të Jan Prengës, i cili u rrëmbye në janar të vitit 2020. Nga burgimi i përjetshëm, që ishte dhënë nga dy shkallët më të ulëta të gjyqësorit, Bexhdili është dënuar përfundimisht me 25 vite burg....

10 orë
Saimir Tahiri del nga SPAK (1 Nëntor 2024)

Gjykata e Lartë cakton datën për çështjen e Tahirit, kur do shqyrtohet dosja e ish-ministrit

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së Saimir Tahirit. Lajmi raportohet nga gazetarja e Klan News Glidona Daci. Procesi në Gjykatën e Lartë është iniciuar pas rekursit të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila kundërshton vendimet e mëparshme të gjykatave më të ulëta. SPAK nuk është dakord...

Tetor 29, 2026

Gjykata e Lartë me kryetar të ri, Sokol Sadushi i dorëzon detyrën Ilir Pandës

16 tetor 2026 – Sokol Sadushi i ka dorëzuar ditën e sotme zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Ilir Pandës. Ai ishte i vetëm në garë për kreun e Gjykatës së Lartë. Në fjalën e tij, Sadushi falënderoi ekipin për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë këtyre viteve, duke kujtuar fillimet me vetëm një gjyqtar...

Tetor 16, 2026

Lëvizje e re në çështjen e Berishës, Kushtetuesja ia kalon për rishqyrtim GJL-së

Gjykata Kushtetuese ka pranuar sot më 9 tetor pjesërisht ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të datës 22 prill 2025. Me këtë vendim, çështja është kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Berisha kishte kërkuar shfuqizimin...

Tetor 9, 2026

GJL la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi 

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë në paraburgim kryebashkiakun e Tiranës, pavarësisht vendimit të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese, ka ardhur edhe reagimi i avokatëve ndërkombëtarë të Erion Veliajt. Në deklaratën e shpërndarë nga studioja ligjore amerikane Kasowitz, theksohet se vendimi i Gjykatës së Lartë vë në provë nëse kontrolli kushtetues ka fuqi...

Shtator 18, 2026

Çështja Veliaj | Analisti në ‘Opinion’: E mban bashkinë për t’i bërë presion drejtësisë! E griu Ols Dadon në internet

15 shtator 2026 – Analisti Enton Abilekaj, pjesë e panelit të “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu, tha se Gjykata e Lartë nuk ka shkelur mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Erion Veliajt, por veç se ka arritur në të njëjtat konkluzione edhe pas rishikimit të rastit. “E kanë shqyrtuar dhe këtë kërkesë që...

Shtator 15, 2026

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’/ Gjykata e Lartë la Veliajn në qeli, Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit

15 shtator 2026 – Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit, me vendim të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit pavarësisht kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, për të argumentuar proporcionalitetin e masës “arrest me burg” në raport me mandatin si kryebashkiak, nuk u bind për lirimin e Veliajt. Avokati i Veliajt,...

Shtator 15, 2026

Gjykata e Lartë prish pafajësinë e Ergys Kolaverit, çështja rikthehet për rigjykim në Apel

15 shtator 2026- Gjykata e Lartë ka vendosur që të prish vendimin e gjykatës së Apelit të përgjithshëm për çështjen e Ergys Kolaverit. Gjyqtari Sandër Simoni ka prishur vendimin duke e kthyer çështjen për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese. Kolaveri ishte dënuar në shkallë të parë me 20 vite burg për atentatin...

Shtator 15, 2026

“Më vjen turp…”| Kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

15 shtator 2026, Tiranë – Në Komisionin e Ligjeve u zhvilluan këtë të martë dëgjesa me krerët e institucioneve të drejtësisë, të cilët kundërshtuan formulën e propozuar nga Partia Socialiste për pagat e magjistratëve. Debati lidhet me ndryshimet e propozuara në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku mazhoranca parashikon një rritje prej 2%...

Shtator 15, 2026

Erion Veliaj mbetet në qeli

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi këtë të martë masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn. Vendimi ishte unanim, 3-0 u mor në Dhomë Këshillimi pas rishqyrtimit të çështjes së kthyer nga Gjykata Kushtetuese në maj të këtij viti. Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar që Gjykata e Lartë të arsyetonte më qartë proporcionalitetin...

Shtator 15, 2026