Njëri prej personave të shpallur në kërkim e kishte shoqëruar 25-vjeçarin bashkë me një të moshuar

Dalin të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj. Burime zyrtare pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë bëjnë me dije se viktima, i shoqëruar nga Lulëzim Spahia, person i shpallur në kërkim tashmë dhe një person tjetër i moshuar i paidentifikuar nga ana e policisë, në datat 25, 26 dhe 27 Maj janë strehuar në një prej hoteleve në periferi të qytetit të Korçës.

Lulëzim Spahia në datë 21 Maj është shpallur në kërkim nga gjykata e Durrësit si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Po të njëjtat burime thonë se në datën 24 Maj, viktima Fridman Xhaferraj dhe i shpalluri në kërkim Lulëzim Spahia, janë takuar fillimisht në Elbasan e më pas kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku kanë qëndruar së bashku për katër ditë.

Së bashku me Xhaferrajn dhe Spahian, në hotel me ta ka qëndruar edhe shtetasi me iniciale K.B, i dyshuar edhe ky ka policia për veprën penale të vrasjes me dashje. Pas datës 27, policia për momentin nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjet apo lëvizjet e viktimës dhe dy të njohurve të tij.

Klan News