Duke iu referuar ecurisë ekonomike të vitit 2010, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka konfirmuar një rritje ekonomike në vendin tonë më të lartë se viti i kaluar. Gjatë një takimi me drejtues të bankave në vend, kreu i Bankës Qendrore vlerësoi rolin që ka dhënë sistemi bankar në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Ardian Fullani: “Ekonomia shqiptare do të shënojë rritje edhe gjatë vitit 2010, e cila sipas BSH parashikohet të jetë pak më e lartë se sa viti i shkuar. Zhvillimet në sistemin financiar dëshmojnë për rivendosjen e plotë të besimit të publikut mbi sistemin bankar shqiptar. Në fund të tremujorit të tretë të vitit totali i aktive të sektorit bankar vlerësohet se përbën rreth 81.7% të prodhimit të brendshëm bruto me një rritje vjetore prej 12.2%, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar rritja vjetore ishte 0.9%.”
Guvernatori pohoi edhe qëndrueshmërinë e monedhës vendase, po ashtu edhe të çmimeve të mallrave të konsumit.
Ardian Fullani: “Kursi i këmbimit të monedhës kombëtare ka qenë më në eukulibër se një vit më parë. Ndërkohë që çmimet e konsumit janë luhatur rreth nivelit të synuar prej BSH me 3%.”
Takimi i guvernatorit me bankierët u realizua me rastin e mbylljes së vitit 2010, ku sistemi bankar në vend, siç u konfirmua edhe nga Banka e Shqipërisë, ka rritur ndjeshëm performancën duke siguruar fitime afro 5 herë më të larta se viti i shkuar./tvklan.al
Gazetar: Edjol Halilaj












Botërori 2026 