Ekonomia shqiptare gjatë vitit 2010 shënoi ecuri pozitive, ecuri kjo që sipas guvernatorit të Bankës Qendrore Ardian Fullani do të vijojë dhe gjatë këtij viti. I pranishëm në komisionin parlamentar të ekonomisë duke prezantuar raportin vjetor të bankës së Shqipërisë Fullani veçori rritjen eksporteve si treguesin kryesor që i dhashë shtysë rritjes ekonomike të vendit.

Ardian Fullani: “Ekonomia shqiptare vlerësohet rritur me tre 3.9% në krahasim me vitin 2009 rritja ekonomike është mbështetur në masën më të madhe në kërkesën e huaj e cila është reflektuar në rritjen e shpejtë të eksporteve shqiptare dhe në reduktimin e të gjithë tregtarëve. Ajo ka gjetur gjithashtu një mbështetje në rritje në kërkesën e brendshme, reduktimi i ndjeshëm stimulit fiskal është kompensuar nga tendencat pozitive të shfaqura nga konsumi në investimet private gjatë kësaj periudhe.”

Fullani ju përgjigj pyetjeve të deputetëve të mazhorancës pasi ato opozitës mungonin në komisionin parlamentar të ekonomisë. Pyetje që kishin lidhje me transparencën dhe kostot që ofrojnë bankat.

Ardian Fullani: “Mendoj që tashmë ekziston transparenca në produkte,  është përdorur forma shtrënguese njëkohësisht janë dhënë penalizime për bankat dhe rregulloret janë shtrënguar përsa i përket transparencës së produkteve dhe vendimmarrjes bankave. Sot niveli komisioneve përsa i përket valutës është në ekuilibër me nivelin botëror. Përsa i përket nivelit në lekë është 9 ose në kostot.”

 Duke qëndruar në ecurinë e sistemit bankar Fullani tha se kreditimi i bankave për ekonominë gjatë vitit kaluar u rrit me 10%. Faktor ky që si[as tij tregon ecurinë pozitive të këtij sektori, por nga ana tjetër guvernatori kërkoi më shumë kontroll nga bankat për sa i përket kredive me probleme që në fund të vitit 2010 arritën në 14% të totalit./tvklan.al