Dita e diel sjell shi dhe erë në të gjithë vendin, temperaturat do të ulen me 6 gradë Celsius
Fundjava do të jetë me mot të paqëndrueshëm. E Premtja dhe e Shtuna pavarësisht vranësirave, temperaturat e ajrit do të jenë të larta.
“Mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta. Në zonat malore herë pas here do të kemi vranësira apo momente të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit, sot dhe nesër do të mbeten të larta. Maksimumet priten që në rang territori të jenë rreth vlerës 33 gradë Celsisus në ndonjë zonë të izoluar dhe në 34 gradë Celsius.”
E diela e kësaj fundjave Shtatori do të jetë një ditë tipike vjeshte, madje edhe temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 25 gradë Celsius.
“Vranësirat e dendura që do të gjenerojnë reshje shiu që në orët e para të mëngjesit, duke filluar në zonat veri-perëndimore dhe më pas me kalimin e orëve parashikohet që i gjithë territori shqiptar të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut herë pas here. Në zona të izoluara do të jenë dhe në formën e rrebesheve. Jo vetëm reshje shiu, por edhe temperaturat e ajrit do të kenë një rënie të ndjeshme të tyre, ku parashikohet që në orët e para të mëngjesit, vlerat minimale në zonat malore të jenë rreth vlerës 10 gradë Celsius , ndërsa maksimumet do të kenë një rënie akoma më të ndjeshme të tyre, ku parashikohet një rënie me 5 apo 5 apo 6 gradë Celsius me maksimumet që do të zbresin rreth vlerës 27 gradë Celsius në rang territori.”
Sipas parashikimeve të sinoptikanëve në fundjavë dhe sidomos ditën e Diel do të ketë dhe erë të fortë e cila do të sjellë problematika në lundrim.
“Kryesisht në veri-perëndrim dhe në jug-perëndim ku pritet të jetë me një shpejtësi me rreth 55 km/orë duke bërë të kemi një valëzim të lartë me 4 ballë duke bërë të kemi një det të trazuar dhe të sjellë problematika sa i përket lundrimit për disa orë, pasi do të kemi një erë që do të ketë fuqizim të saj, por do të ketë edhe momente dobësimi.”
Edhe fillimin e javës së ardhshme sinotpikanët e parashikojnë të freskët dhe me reshje shiu.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 