Gjatë kësaj fundjave do të përjetojmë një dimër të vogël. E premtja dhe e shtuna do të jenë të ftohta dhe me reshje shiu.

“Moti i pa qëndrueshëm do përfshijë gjithë territorin. Shkarkesa elektrike. Reshje deri nga ora 7-8 e mbrëmbjes. Parashikohet se ditën e shtunë të ketë reshje në jug dhe juglindje”, tha meteorologia Lajda Porja.

Jo vetëm vendi ynë por i gjithë rajoni është përfshirë nga një sistem vranësirash që do të zgjasi për pak kohë, por ulja e temperaturave do të sjellë dhe reshje bore.

Termometri do të shënojë ulje të temperaturave si në vlerat minimale dhe ato maksimale.

Panorama e kushteve të motit do të ndryshojë të dielën.

Sinoptikanët thonë se temperaturat do rriten me disa gradë, duke bërë që vlerat maksimale të ngjiten sërish në 29-30 gradë.

“Nga dita e diel moti ngrohet. Deri në 28 gradë. Edhe java tjetër do sjellë diell dhe temperatura edhe 30 gradë celsius”, tha Lajda Porja.  

Java e parë e tetorit do të jetë e ngrohtë dhe nuk do të ketë reshje shiu.

Klan News

/tvklan.al