Interi dhe Milani kanë prezantuar zyrtarisht projektin e stadiumit të ri, që do të mbajë emrin “Generali Stadium”.
Impianti do të ketë një kapacitet prej 71 mijë e 500 spektatorësh, me dy tribuna unazore, të projektuara për ta afruar sa më shumë publikun me fushën e lojës.
Arkitektura është një nga veçoritë kryesore të projektit. Struktura e jashtme në formë X frymëzohet nga Katedralja e Milanos, ndërsa çatia me lakim të dyfishtë dhe tribunat me pjerrësi deri në 37 gradë synojnë të ruajnë atmosferën unike të San Siros.
Hyrjet në formë diamanti dhe korridoret panoramike do të plotësojnë dizajnin modern.
Vëmendje merr edhe marrëveshja ekonomike. Partneriteti 20-vjeçar me Generali-n për të drejtat e emërtimit kap vlerën rekord prej 650 milionë eurosh.
Projekti përfshin edhe transformimin urban të zonës përreth, me hapësira të gjelbra, dyqane dhe ambiente argëtimi.
Punimet synohet të nisin në vitin 2028, ndërsa ndeshja e parë parashikohet në sezonin 2031-2032.
Prezantimi rezervoi edhe një moment të pazakontë. Lojtarët e Interit dhe Milanit u paraqitën së bashku në Kështjellën Sforzesco, duke dhënë një imazh të rrallë bashkimi mes dy rivalëve të mëdhenj të Milanos, pikërisht në prag të derbit.
/tvklan.al












Botërori 2026 