Kualifikimi i Egnatias në Conference League ka shtuar akoma dhe më shumë prestigjin e Superligës shqiptare në arenën europiane.
I këtij mendimi është ish-mbrojtësi i Tiranës, Gentjan Muça, i cili në një intervistë për TV Klan News, tregon se kjo rrit egon edhe të skuadrave të tjera të kampionatit.
Për Muçën, gara për titull do të jetë e fortë këtë sezon, pasi konkurenca është e madhe mes disa skuadrave.
Edhe pse derbi i kryeqytetit është ende larg, Muça beson se ky 90 minutësh do të tregojë shumë për ecurinë e Partizanit e Tiranës në këtë sezon.
Sipas Muçës, Vllaznia do të përjetojë një sezon të vështirë, teksa shikon si të rrezikuar, Vorën dhe Skënderbeun.
Superliga shqiptare luan këtë fundjavë javën e 5-të.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
