Të paktën gjashtë persona mbetën të vrarë në Gazën jugore si pasojë e një sulmi ajror izraelit në një spital.

Mbrojtja civile e Gazas tha se mes viktimave ishte edhe një kirurg, ndërsa 20 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje thanë se një raketë e vetme goditi ndërtesën ku ndodheshin repartet kirurgjikale dhe njësitë e kujdesit intensiv të spitalit.

Ushtria izraelite tha se goditi një anëtar të lartë të Hamasit dhe militantë të tjerë që po përdornin spitalin “si një qendër komande për aktivitete ushtarake dhe terroriste”.

Sipas ligjit ndërkombëtar, spitalet kanë një status të mbrojtur, por ato janë shënjestruar vazhdimisht gjatë luftës në Gaza.

/tvklan.al