Një grua është gjetur e mbytur në një rezervuar në zonën e Surrelit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00. Sipas Policisë së Tiranës, nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Gruaja e pajetë është identifikuar si Engjëllushe Baçaj 47 vjeç, ndërsa trupi është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe është duke punuar për të zbardhur shkaqet. /tvklan.al