Raportim Live

Gjermani-Bregu i Fildishtë, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

90+4’- GOOOOOL GJERMANIA 2-1! Përmbysen shifrat për pancerat. Undav bën heroin me dopietën personale dhe i jep avantazhin Gjermanisë.

Akordohen 6 minuta shtesë.

89’- Fofana shpëton Bregun e Fildishtë nga goli i dytë me një pritje spektakolare ndaj Brown.

88’- Adingra shpërdoron një mundësi të artë shënimi për Bregun e Fildishtë, duke mos kontrolluar si duhet një top në zonë.

75’- Tre zëvendësime te Bregu i Fildishtë. Largohen Bonny, Sangare dhe Diallo, ndërsa në vendin e tyre futen Guessand, Fofana dhe Adingra.

68’- GOOOOL GJERMANIA 1-1! Undav shfrytëzon në maksimum një krosim nga Amiri dhe shënon, për të barazuar shifrat.

63’- Dalje e gabuar e portierit Fofana pas goditjes së këndit. Havertz nuk përfiton si duhet dhe gjuan jashtë me kokë.  

54’- Tjetër rast i shpërdoruar nga Kessie. Në momentin e fundit largon rrezikun Nmecha.

49’- Rrezikon Bregu i Fildishtë. Diallo pason për Kessie në zonë, i cili në momentin e fundit rrëzohet dhe nuk gjuan si duhet.  

45′- Starton pjesa e dytë.

Gjermani-Bregu i Fildishtë, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45+7’- Wirtz shpërdoron një rast shumë të mirë në zonë. Gjuajtja shkon në duart e portierit.

Akordohen 7 minuta shtesë.

38’- Gjermania barazon shifrat me Havertz, por edhe këtë herë, goli anulohet për faull ndaj Kossounou.

37’- Pranë golit të dytë Bergu i Fildishtë. Diomande rrëmben një top në mesfushë dhe pason për Bonny, i cili gjuan fort, por ndalet nga Neuer.

29’- GOOOOL BREGU I FILDISHTË 1-0! Një shpërthim i Diomande nga e majta, i cili pason në mbrojtje. Brown ndal tentativën e parë, por në vazhdim, përfiton Kessie i cili shënon dhe zhbllokon takimin.

22’- Pavlovic shënon me kokë pas një goditje këndi, por goli anulohet për faull ndaj portierit.

21’- Nmecha i afrohet avantazhit. Gjuajtja e mesfushorit devijohet dhe shkon mbi portë.

18’- Musiala krijon iluzione goli. Fantazisti gjuan fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

13’– Rast i shkëlqyer për Bregun e Fildishtë. Singo lëshon një predhë në zonë, por e ndal me trup Brown.

10’- Pranë golit Gjermania. Kimmich kroson nga e djathta, ndërsa Havertz gjuan bukur me kokë. Megjithatë një ndërhyrje e saktë nga portieri shmang golin.

3’- Shpërthen Diomande në të majtë, pason në zonë por nuk shfrytëzohet si duhet.

2’- Gjermania hidhet menjëherë në sulm, në kërkim të golit të avantazhit.

0′- Starton sfida.

download app

FORMACIONET ZYRTARE

Gjermania: Neuer, Schlotterbeck, Tah, Kimmich, Pavlovic, Musiala, Sane, Havertz.

Bregu i Fildishtë: Fofana, Singo, Kossounou, Agbadou, Konan, Diallo, Kessie, Sangare, Diomande, Bonny, Inao Oulai.

Triumf me përmbysje, Gjermania i falet Undav ndaj Bregut të Fildishtë