Pritjes duket se po i vjen fundi. Brajan Gruda pritet të jetë pjesë e grumbullimit të radhës të kombëtares së Gjermanisë, duke qenë pranë realizimit të ëndrrës për të veshur fanellën e ekipit përfaqësues.
Sipas raportimeve nga mediat gjermane, 22-vjeçari pritet të marrë ftesë nga trajneri Jürgen Klop për ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Holandës, Greqisë dhe Serbisë.
Për Grudën nuk do të ishte hera e parë që përfshihet në një grumbullim të Gjermanisë.
Megjithatë, talenti me origjinë shqiptare ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me kombëtaren, çka e lë ende të hapur mundësinë e debutimit.
Sulmuesi i krahut është transferuar te Lajpzig, ku ka spikatur me paraqitjet e tij.
Shpejtësia, aftësia në duelet një kundër një dhe loja në krahë e kanë kthyer Grudën në një alternativë interesante për repartin ofensiv të skuadrës gjermane.
Thirrja nga Klopp do të përbënte një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 22-vjeçarit, i cili prej kohësh është ndjekur me interes edhe nga Shqipëria.
Nëse do të marrë minuta me Gjermaninë dhe do të lërë përshtypje në ndeshjet e ardhshme, Gruda mund të fitojë një rol më të rëndësishëm në të ardhmen dhe të kthehet në një alternativë të vlefshme për krahët e sulmit të kombëtares gjermane.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
