Sheshi i Çerçizit në Gjirokastër u pushtua nga tingujt e muzikës popullore.

Përfaqësues të 4 orkestrave popullore u ngjitën në skenë duke performuar për qytetarët e vizitorë.

Ky ishte një koncert homazh për mjeshtrin e klarinetës, Spiro Mastro i cili u nda nga jeta pak javë më parë.

Nuk munguan tingujt e kabasë, mjeshtër i së cilës ishte Mastora por edhe anëtarët e tjerë të familjes me origjinë nga Dropulli.

Në përfundim të koncertit, për klarinentistin Spiro Mastora u dha çertifikata e qytetit të nderit pas vdekjes.

Klan News

/tvklan.al