Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Gjirokastra

Turistët zbulojnë Gjirokastrën me kuaj

Turistët po e njohin Gjirokastrën edhe përmes udhëtimeve me kuaj. Turet nuk përfshijnë vetëm qytetin por veçanërisht edhe zonat malore të cilat nuk janë shumë të zbuluara. Zonat që vizitohen janë ato të Zagorisë, Lunxhërisë apo Libohovës. Me këto ture synohet njohja e zonave malore por edhe zhvillimi i turizmit të aventurës. Turistët janë nga...

Tetor 8, 2026

Gjirokastra pret festivalin e riteve

Gjirokastra priti festivalin e riteve. 10 ansamble dhe grupe folklorike u bënë pjesë e këtij edicioni të 7-të të organizimit. Artistët kishin ardhur nga treva të ndryshme shqiptare dhe diaspora. Ata sollën më të mirën e traditës dhe folkut shqiptar. Vetë pjesëmarrësit e vlerësojnë këtë organizim si të rëndësishëm për promovimin e traditës sonë dhe...

Shtator 30, 2026

Muzeu i Luftës së Ftohtë pasurohet me objekte të reja

Muzeu i Luftës së Ftohtë është pasuruar me objekte të ndryshme të periudhës së komunizmit. Bëhet fjalë për veshje apo libra të Enver Hoxhës dhe shkrimtarëve të kohës. Ekspozita vjen për vizitorët si një rrëfim i së kaluarës. Interesi për objektet e ekspozuara ka qenë i lartë nga vizitorët veçanërisht nga turistë të huaj të...

Shtator 10, 2026

“Twinkle on Tour” në Gjirokastër

Zona muzeale e Gjirokastrës u gjallërua nga muzika. Talenti, energjia dhe zërat e fëmijëve u bënë bashkë në një aktivitet. Ishte koncerti “Twinkle on Tour” që bëri bashkë fëmijë nga qytete të ndryshme të vendit. Ata sollën talentin e tyre për publikun e pranishëm dhe artdashësit. Të vegjlit patën interpretime të ndryshme në një skenografi...

Gusht 31, 2026

Gjirokastra bashkon folklorin e trevave shqiptare

Për dy netë me radhë, tradita, muzika dhe folklori u bënë bashkë në edicionin e 12-të të “Divanit Lunxhot”. Në fshatrat Kakoz dhe Erind, atmosfera festive u shoqërua nga performancat e grupeve folklorike, të ardhura nga treva të ndryshme, duke sjellë këngë, valle dhe elementë të traditës popullore. “Ka edhe natyrën edhe të aktivitetin ndërkombëtar....

Gusht 29, 2026

Kjo verë shënoi 61 vatra zjarri, u prekën mbi 1200 ha 

Zjarret e kësaj vere në Shqipëri kanë përfshirë mbi 1 200 hektarë nga veriu në jug të vendit, me rreth 500 hektarë më shumë se një vit më parë. Në një intervistë për TV Klan, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, thotë se autoritetet janë përballur me 61 vatra zjarri masive. “Ka...

Gusht 20, 2026

Shqipëria magjeps gjermanët

Revista gjermane Focus.de i ka dedikuar së fundmi një artikull turizmit në Shqipëri, duke renditur edhe arsyet kryesore pse duhet zgjedhur vendi ynë për pushimet e kësaj vere. Në brendësi të artikullit, Focus shkruan: “4 fakte rreth Shqipërisë si një destinacion pushimi”. Shqipëria ka një vijë të gjatë bregdetare të vendosur në detet Adriatik dhe...

Korrik 26, 2026

Gjirokastra nderon Spiro Mastorën

Sheshi i Çerçizit në Gjirokastër u pushtua nga tingujt e muzikës popullore. Përfaqësues të 4 orkestrave popullore u ngjitën në skenë duke performuar për qytetarët e vizitorë. Ky ishte një koncert homazh për mjeshtrin e klarinetës, Spiro Mastro i cili u nda nga jeta pak javë më parë. Nuk munguan tingujt e kabasë, mjeshtër i...

Korrik 23, 2026

“Quartz”: Tre destinacione shqiptare mes 20 perlave të fshehura të Europës

Nga qytetet historike të Ballkanit deri te qendrat universitare të vendeve baltike, destinacionet e përzgjedhura ofrojnë një kombinim të veçantë të bukurisë natyrore, trashëgimisë kulturore dhe kostove të përballueshme, pa u përballur ende me mbingarkesën e turizmit masiv. Kështu shkruan Cris Tolomia në një artikull të botuar në median amerikane Quartz. Në listën e 20...

Korrik 22, 2026

Gjirokastra, mes perlave turistike të botës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më spektakolare dhe të pazakonta në botë për t’u vizituar këtë verë, sipas një përzgjedhjeje të publikuar nga media e njohur e Emirateve të Bashkuara Arabe, “Gulf News”. Në listën e këtyre destinacioneve që ofrojnë peizazhe mbresëlënëse, kulturë autentike dhe përvoja unike udhëtimi, Shqipëria përfaqësohet nga qyteti historik i...

Korrik 13, 2026