Gjirokastra priti festivalin e riteve.
10 ansamble dhe grupe folklorike u bënë pjesë e këtij edicioni të 7-të të organizimit.
Artistët kishin ardhur nga treva të ndryshme shqiptare dhe diaspora.
Ata sollën më të mirën e traditës dhe folkut shqiptar. Vetë pjesëmarrësit e vlerësojnë këtë organizim si të rëndësishëm për promovimin e traditës sonë dhe përcjelljen e saj te brezat e rinj.
Aktiviteti tërhoqi vëmendjen edhe të shumë turistëve të huaj të cilët ndodhen në Gjirokastër në këtë periudhë të vitit.
Festivali i riteve erdhi në ditën kombëtare të trashëgimisë. Në Gjirokastër organizohen shpesh aktivitete të tilla që kanë në qendër vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 