Gjirokastrës i janë shtuar dy fusha të reja stërvitore. Federata Shqiptare e Futbollit dhe bashkia e qytetit investuan në këtë projekt sportiv. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilësoi këtë si një dëshmi të bashkëpunimit për zhvillimin e futbollit në vend. Kreu i futbollit shqiptar theksoi angazhimin e federatës për realizimin e projekteve të tilla në të gjithë vendin.
“Kjo ceremoni që ne bëjmë sot këtu nuk është thjesht për të inauguruar apo për të treguar fushat, por një mesazh që ne kemi për lojën e futbollit. Projektet tona do të vazhdojnë për të investuar në infrastrukturë”, tha Duka.
Armand Duka shtoi se, në vizionin e FSHF-së, deri në vitin 2030 do të ndërtohen 30 deri 40 fusha të reja, por për të realizuar 200 fusha nevojitet mbështetja e buxhetit të shtetit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 