Gjykata e Posaçme dëgjoi kundërshtimet e fundit të ish deputetes Monika Kryemadhi, kundër akuzave të SPAK mbi përfshirjen e saj në korrupsion, pastrim parash e mosdeklarim pasurie.
Në fjalën e saj, para gjykatës, Kryemadhi mohoi shkeljet e pretenduara për lobimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Të njëjtin qëndrim ajo e mbajti edhe për mediat.
Ish presidenti në seancë po ashtu mohoi të kishte lidhje me çështjet e lobimit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se në vijim seancat gjyqësore tregojnë për mungesë provash ndaj ish presidentit Ilir Meta.
Seanca e radhës për këtë çështje do të mbahet në datë 26 nëntor.
/tvklan.al












Botërori 2026 