Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, i cili u deportua pak ditë më parë nga Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare.
Ai akuzohet për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari. Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit. Ai i kërkoi prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.
Mbrojtësi ligjor i Çapjas paraqiti në sekretari një procesverbal të një seance të procesit “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani. Sipas avokatit, deklaratat e Dumanit janë të pavërteta.
Çapja gjatë seancës së kësaj të hëne mohoi gjithashtu se ka urdhëruar vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentjan Beqiri, ngjarje e ndodhur në 2012 në Elbasan. Ai u shpreh se është dënuar vetëm nga deklaratat e Ervis Bardhit, dëshmitar i drejtësisë dhe se në këto proces nuk është mbledhur asnjë fakt kundër tij.
Gjithashtu Çapja po hetohet edhe për vrasjen e ish-oficerit Fadil Mema. Kjo çështje u kthye për shqyrtim me vendim të Gjykatës së Lartë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
