Ermal Beqiri i cili u arrestua në Francë pasi ndodhet në kërkim ndërkombëtar, u la në masën arrest në burg nga Gjykatën Penale e Amiens.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për fluturimin mbi centralin bërthamor të Penly, si dhe për kërkesën që policia shqiptare dhe SPAK kanë dërguar për ekstradimin e tij.
Autoritetet shqiptare kanë dërguar të dhënat paraprake ndërsa në ditët në vijim, Interpol Tirana, SPAK dhe Ministria e Drejtësisë do të dërgojnë dosjen e plotë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Ekstradimi drejt Shqipërisë pritet të bëhet brenda 40 ditësh, pasi gjykata e posaçme i ka caktuar 44-vjeçarit masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.
Ermal Beqiri u arrestua pasi me një avion privat shkeli hapësirën ajrore të centralit bërthamor Penly në veriperëndim të Francës.
Fillimisht autoritete franceze ngritën alarmin për çështje spiunazhi, ndërsa një avion i forcave ajrore shoqëroi avionin e tij për në aeroportin e qytetit Albert.
Sapo ka zbritur nga mjeti fluturues, Ermal Beqiri u arrestua menjëherë.
Gjatë kontrollit fizik, atij i gjetën 3 pajisje gjurmuese, nëpërmjet të cilave policia franceze zbuloi itinerarin e Beqirit.
Në dëshminë e tij Beqiri i tha policisë franceze se ishte në telefonatë me nënën e tij gjatë kohës që shkeli hapësirën ajrore.
Beqiri akuzohet se ka përfituar tendera me vlerë miliona euro nga AKSHI.
Ndaj tij rëndojnë akuza të rënda si konkurencë e paligjshme, heqje e paligjshme e lirës, shkelje e barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal etj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 