Lajme Arkiva – TV Klan 2003

S’ka ndodhur më parë, por duket se shembull do ta bëjë Elbasani. Mos shlyerja e faturave të energjisë elektrike dhe abuzimi me të, të çon nën pranga.

Gjykata e Faktit në Elbasan penalizon 13 debitorë të energjisë elektrike në këtë qytet. 7 prej tyre janë dënuar me heqje lirie, deri në 1 vit me kusht, një është dënuar me mbi 1 vit dhe pesë të tjerë me gjoba që variojnë nga 500 mijë deri në 1 milion lekë. Denoncimi i vjedhësve të energjisë u krye nga shoqëria aksionere e elektrikut dhe policia elektrike e qytetit të Elbasanit.

Për të penalizuarit, por edhe për shumë banorë të qytetit Elbasan, denoncimet e elektrikut janë cilësuar, si të pa drejta, pasi ata nuk kanë mundësi të paguajnë faturat. Megjithatë, sh.a. elektriku i Elbasanit dhe policia elektrike pohon, se do të vazhdojë të dërgojë në gjykatë, të gjithë ata që abuzojnë me energjinë. Javën që vjen është gati lista me emrat e debitorëve të tjerë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti