Një kërkesë e deputetes Monika Kryemadhi për lirimin nga sekestro të një vile në Kodrën e Diellit u rrëzua këtë të enjte nga Gjykata e Lartë.

Fillimisht SPAK me vendim të Shkallës së Parë bllokoi edhe një vilë në pronësi të nënës së Kryemadhit, por kjo pasuri u lirua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Sekuestrot erdhën në kuadër të hetimeve që po kryhen ndaj Kryemadhit dhe Metës për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Tv Klan