Shfuqizon përjashtimin nga zgjedhjet paraprake në Kolorado

Donald Tramp duket tashmë i pandalshëm në rrugën e kthimit në Shtëpinë e Bardhë. Gjykata e Lartë në Uashington i hoqi barrierën më të madhe që i rrezikonte atij kandidimin për një mandat të dytë. Me votë unanime, të 9 pjesëtarët e trupës së lartë gjyqësore, përfshirë edhe 3 gjykatësit e emëruar nga demokratët shfuqizuan vendimin e Gjykatës Federale të Kolorados që e përjashtonte emrin e Trumpit nga fleta e votimit për zgjedhjet paraprake republikane.

Gjykata e Kolorados argumentoi se Trump nuk ishte i denjë për të qenë pjesë e garës presidenciale pasi ishte përfshirë në kryengritje si ajo e 6 Janarit 2021 kur mbështetësit e tij sulmuan Kongresin për të ndalur betimin si president të Joe Biden.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ka fuqi në shkallë kombëtare dhe shfuqizon të njëjtat vendime si ai i Kolorados edhe në Meini dhe Illinois.

Në një reagim për mediat amerikane, Donald Trump e quajti vendimin “frymëzues dhe përbashkues”.

Vendimi jepet një ditë para asaj që quhet “Super e Marta” kur votohet njëherësh në 15 shtete federale dhe ku në lojë janë 874 delegate nga 1215 të nevojshëm për t’u zgjedhur kandidat në konventën republikane të Korrikut.

Tv Klan