Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi për kostot e dëmit” ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit. Avokatët kërkonin të krahasonin kostot e demontimit në fabrikën e “Gërdecit”.

Ish-ministri Mediu deklaroi për mediat pas seancës se akti i ekspertimi i kryer nuk është i saktë.

Mbrojtja ligjore e Mediut paraqiti kundërshtimet e saj në lidhje me përgjigjet e pesë ekspertëve të pavarura në dy seancat e kaluara.

Ata kërkuan që të merret si provë një ekspertizë e specialistëve privatë dhe të bëhet pjesë e fashikullit një memo me kundërshtimet e tyre. Pas rreth 3 orësh, seance u shty dhe u vendos që ajo e radhës të zhvillohet më 17 Tetor.

Klan News