Brad Pitt ka paraqitur një mocion për të parë mesazhet personale të ish-gruas, Angelina Jolie përpara se të ndodhte gjyqi mes tyre për kantinën e verës, Château Miraval.
Sipas dokumenteve ligjore që janë marrë nga Page Six, aktori po i kërkon gjykatës që të detyrojë Alexei Oliynik nga Stoli Group për të publikuar mesazhet me aktoren dhe të bëjë kallëzim.
Pitt pretendon se ai “u përpoq të takohej dhe të diskutonte me Oliynik lidhur me çështjen ligjore, por deri tani nuk ka bërë përparime.”

Pitt thotë se Oliynik “ka refuzuar” t’i bindet procesit ligjor duke u bazuar te ligjet e vendit të tij, Zvicrës, ku “nënshtetasit e huaj nuk mund të detyrohen të udhëtojnë në Kaliforni për kallëzim.”
Avokatët e aktorit thonë se rasti që Oliynik i referohet “nuk aplikohet” në këtë çështje sepse Pitt po kërkon “të bëhet një kallëzim në shtetin ku Oliynik është rezident.”
Jolie dhe ylli i “F1” e blenë kantinën gjatë kohës që ishin të lidhur. Pas divorcit, ajo i shiti aksionet e saj dhe sipas Pitt, ishte një përpjekje “hakmarrëse” kundrejt tij.
Aktori e kundërshton shitjen dhe e ka paditur ish-gruan në vitin 2022.
Ndërkohë, në padinë e 30 qershorit, Pitt thotë se Oliynik “po vepronte nën komandën e shefit të tij, kreut të Stoli, Yuri Shefler” dhe si “ekzekutiv kyç” pas blerjes, është “padyshim një nga dëshmitarët më të rëndësishëm të padisë.”

Gjykata nuk e ka dhënë ende vendimin.
Sipas një burimi, padia e Pitt “nuk është vetëm për Alexei Oliynik, por për gjithë Stoli Group.” Burimi thotë se dora e Pitt ”është detyruar.” “Stoli ka zgjedhur vazhdimisht të shmangë ose sfidojë vendimet e shprehura të gjykatës. Ata nuk i janë bindur proceesit të zakonshëm ligjor”, vijon një burim tjetër.
Ndërkohë mbetet ende vendosja e një date për gjyqin e ish-çiftit lidhur me kantinën./tvklan.al












Botërori 2026 
