Brad Pitt ka thyer heshtjen për divorcin pas 8 vitesh nga Angelina Jolie.

Në një intervistë për GQ, ai thotë se zhurma rreth tij ka qenë pjesë e jetës për tri dekada.

“Jeta ime private është gjithnjë nëpër lajme. Ka qenë nëpër lajme për 30 vjet. Ose ndonjë version i jetës  sime personale, për ta thënë kështu.”

Lidhur me momentin e finalizimit të divorcit me Jolie, i cili ndodhi në dhjetor të vitit 2024, ai u pyet nëse ishte “çlirim” për të.

“S’mendoj se ishte diçka e madhe. Thjesht diçka që u përmbush. Ligjërisht.”

Jolie kishte kërkuar zgjidhjen e martesës në shtator të vitit 2016. “Më shumë se 8 vite më parë, Angelina  kërkoi divorcin nga Pitt. Ajo dhe fëmijët u larguan nga të gjitha pronat që kishin me Pitt dhe prej atëherë, ajo është përqendruar te gjetja e qetësisë dhe shërimit për familjen e tyre”, tha asokohe avokati i saj për Page Six.

Por fëmijët e tyre kanë refuzuar çdo kontakt me Pitt. Vajza e madhe e çiftit, Shiloh, e hoqi ligjërisht mbiemrin e të atit.

Nga ana tjetër, në jetën e aktorit ka pasur zhvillime të reja. Prej disa kohësh, ai është i lidhur me Ines de Ramon dhe për herë të parë u shfaqën publikisht si çift në një garë të Formula 1, në British Grand Prix. Në intervistën për GQ, ai u pyet nëse kjo ishte një zgjedhje e qëllimshme.

“Jo, nuk është kaq e përllogaritur. Nëse jeton, oh Zot, sa rraskapitëse do të ishte kjo? Nëse jeton duke bërë këto llogari? Jo, jeta thjesht përparon. Marrëdhëniet përparojnë”, përmbylli ai./tvklan.al