Beteja ligjore kundër Blake Lively i ka shkaktuar shumë humbje financiare Justin Baldoni, aq sa kompania e tij, Wayfarer Studios po mbyllet.
Burime për TMZ janë shprehur se mbyllja lidhet me çështjen ligjore dhe pasojat financiare e emocionale të saj kundrejt Baldoni dhe ortakut të tij, Steve Sarowitz, edhe pse vetë studioja po vazhdon të mbijetojë.
Sipas burimeve, mbyllja është goditje e drejtpërdrejtë pasi kompania ka edhe një mision të fortë në fondacionin e saj përmes të cilit financon kauza si drejtësia kriminale, barazia gjinore, të drejtat e grupit LGBTQ dhe ndihma ndaj komuniteteve të ndryshme.

Steve ka nxjerrë mbi 100 milionë dollarë nga xhepi i tij kundrejt partnerëve të fondacionit dhe është i gatshëm të derdhë edhe 35 milionë të tjera këtë vit, madje disa grante do të jenë edhe për vitin 2026.
Prej momentit kur Blake ngriti padinë më 21 dhjetor ku akuzonte Justin për ngacmim seksual dhe një fushatë me qëllim denigrimin e imazhit të saj, paditë nuk kanë reshtur në të dyja ‘kampet’.
Në mars të vitit 2026 ata do të përballen në gjykatë dhe qartazi do të derdhen edhe më shumë para, por me mbylljen e fondacionit gjërat po bëhen serioze./tvklan.al