Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, mbajti këtë të enjte, 30 korrik, një konferencë për shtyp.

Ai u ndal fillimisht tek miratimi i Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026-2030, e miratuar sot nga Këshilli i Ministrave. Kjostrategji, synon zhvillimin e sektorit kulturor përmes politikave të reja publike dhe forcimin e rolit të kulturës në ekonomi, shoqëri dhe zhvillimin e territorit.

“Sot në Këshillin e Ministrave ne miratuam Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, që synon krijimin e një kuadri më të plotë të politikave publike për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit kulturor në Republikën e Shqipërisë dhe përfshin periudhën 2026-2030 në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit, procesin e integrimit evropian dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit në fushën e artit dhe të kulturës. Përmes një qasjeje shumë më të integruar dhe ndër sektoriale, strategjia synon të forcojë rolin e kulturës si faktor zhvillimi shoqëror, ekonomik dhe me territorit, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e kohezionit social, zhvillimin e bilancuar të territoreve dhe konsolidimin e vlerave demokratike. Objektivi strategjik afatgjatë është që deri në vitin 2030, Shqipëria të konsolidojë pozicionin e saj si një qendër kulturore me rëndësi në Ballkanin Perëndimor dhe si një aktore aktive në hapësirën kulturore evropiane, duke mbështetur zhvillimin e një ekosistemi kulturor të qëndrueshëm, gjithpërfshirës dhe sa më inovativ“, tha ai.

Strategjia Kombëtare e Kulturës, sipas ministrit, parashikon rishikimin e kuadrit ligjor, promovimin e turizmit kulturor dhe rritjen e financimeve për sektorin, me synimin që investimet për kulturën të arrijnë në 1–1.2% të PBB-së dhe të afrohen me mesataren evropiane.

“Duke nisur nga rishikimi i plotë i kuadrit ligjor kulturor dhe i ligjit për artin dhe kulturën, modernizimin e normave dhe për mbrojtjen e trashëgimisë, si dhe vendosjen e statusit të artistit si një kuadër ndërsektorial. Së dyti, strategjia promovon turizmin kulturor dhe shkon përtej monumenteve, duke ofruar përvoja autentike të krijimtarisë, artizanatit, arteve skenike dhe trashëgimisë së përditshme. Strategjia, në thelb, është për Sektorin një objektiv afat mesëm për arritjen e një niveli në 1% deri në 1.2% të prodhimit të brendshëm bruto, të dedikuar për kulturën dhe rekreacionin, sepse kështu , formatohet nga të gjitha parimet ë në përputhje me mesataren e Bashkimit Evropian dhe me shtete, për shembull, si Rumania apo Bullgaria, apo dhe Italia duke e marrë si referencë, duke u përpjekur që të dyfishojmë në mënyrë efektive nivelin aktual të investimeve dhe duke e vendosur Shqipërinë në këtë mënyrë një trajektore edhe më të suksesshme drejt mesatares evropiane. Kuptohet që ka vende që kanë nivele pak më të larta, por ne e kemi si , synim parësor sot që të paktën, të luftojmë të jemi , të themi sa më afër dhe sa më pranë mesatares evropiane. Modeli financiar i strategjisë është ndërtuar mbi alternativa, alternativa plotësuese financimi, që sigurojnë si vazhdimësi, ashtu dhe inovacion në forcimin ë e financimit të sektorit. Për shembull, fondet ekzistuese për kulturën që korrespondojnë me afërsisht 4 miliardë lekë në vit , që përfaqësojnë mesataren historike, të themi, të alokimeve kombëtare për artin, kulturën dhe trashëgiminë, e këto burime të ridrejtohen dhe të racionalizohen, të miradministrohen, të miraxhohen pjesërisht për t’u përshtatur me prioritetet e reja strategjike dhe për të maksimizuar ndikimin e tyre“, tha ai.

Gonxhja bëri të ditur se gjatë 6-mujorit të parë të vitit janë zhvilluar 1700 evente, me një rritje prej 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e lidhur këtë me rritjen e financimit për institucionet artistike dhe kulturore.

“Kemi 1700 evente në 6-mujorin e parë të këtij viti, me një rritje prej 26% më shumë se sa viti i kaluar vetëm në 6-mujorin e parë. Kjo me të vërtetë tregon një rritje të financimit, kjo me të vërtetë tregon një trefishim siç e kemi theksuar nga koha kur e morëm këtë detyrë 2 vite e gjysmë më parë të financimit direkt, mbështetjes buxhetore direkte për të gjithë skenën e institucioneve tona artistike dhe kulturore. Dhe kjo është për t’u thënë, këtë unë po e theksoj edhe sepse këto ditë kam parë shkrime që lidhen edhe me temperaturën, edhe pak me pulsin e situatës ku ne jetojmë”, tha ai.

Gonxhja u shpreh se kultura dhe industria e eventeve kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, duke sjellë efekte zinxhir në sektorë të ndryshëm.

Ai solli si shembull koncertin e Kanye West, për të cilin tha se pati një impakt ekonomik më të madh se investimi i bërë.

“Kultura dhe industria e eventeve janë sot kuaj të betejave për ekonomitë e atyre metropoleve, të atyre vendeve, të atyre shteteve, ku kanë bërë që të ndryshojë në mënyrë, si të themi, shumë të qenësishme realiteti i mirëqenies për qytetarët në vendet e tyre, që të ndryshojë niveli, të themi, i aktivitetit ekonomik në ato vende, që të ndryshojë kënaqësia në ato vende për popullatën, që të angazhohet komuniteti, që të ketë një gjithëpërfshirje në mirëqenie dhe në rritjen ekonomike në ato vende, sepse është aq “cross-cut”, është aq e ndërthurur në shumë sektorë.

Kjo pjesë e industrisë që vjen nga artet dhe nga kultura është aq kreative, është aq inovative dhe është aq produktive për njerëzit e vendit, natyrisht edhe për të gjithë ata që jetojnë në këtë vend si të huaj apo si, të themi, rezidentë të përkohshëm, të cilët mund të jenë nomadë, mund të jenë krijues, mund të jenë njerëz që vijnë për projekte, mund të jenë ata që vijnë për të bërë filma, mund të jenë ata që vijnë për të prodhuar, të themi, produkte të caktuara që mund të jenë të industrisë dhe krijon një efekt shumë të madh zinxhir pozitiv në ekonomi.

Këtu i shtohet dhe ekonomia e eventeve. Ne patëm një shembull që ishte ai i shumëpërfoluri i eventit të madh të Kanye West, që nga analizat tona na ka dhënë një impakt ekonomik, edhe pse i bullizuar, edhe pse u luftua siç u luftua, për mendimin tonë padrejtësisht, edhe pse u minua, u sabotua e u godit për inat të kujtdo me vlerë, dhe solli gjithsesi një efekt ekonomik direkt në vend, i cili ishte nga më të mëdhenjtë që ka bërë ndonjëherë dhe që jo vetëm tejkaloi atë investim që ne bëmë për eventin, që ishte një ndërhyrje e domosdoshme, e paparashikuar dhe garantuese që eventi të mos dështonte, jo vetëm për aspektin ekonomik, por edhe për ëndrrat e shumë e shumë të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët duan që vendi i tyre t’ia dalë, duan që vendi i tyre të hyjë në kalendarin botëror të eventeve globale“, tha ai.

/tvklan.al