Filiali i një banke në zonën e Komunës së Parisit ra pre e grabitjes nga një person i paidentifikuar, i cili nën kërcënimin e armës arriti të marrë një shumë parash nga dy arkat e bankës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 10:45 të paradites së kësaj të hëne, me autorin që iu desh rreth 3 minuta për të kryer grabitjen.

Deri tani policia nuk ka përcaktuar vlerën e parave të marra, por sipas burimeve bëhet fjalë për një shumë të vogël.

Nga sa mësohet grabitësi lëvizte me një monopatinë dhe në kokë mbante një skafandër me qëllim për të mos u identifikuar.

Sapo ka mbërritur në ambientet e bankës, ka kërcënuar me një armë tip pistoletë punonjësin e sigurisë, e më pas është drejtuar tek arkat.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja brenda filialit ka patur dhe klientë.

Grabitësi ka marrë paratë, të cilat i ka futur në një çantë krahu, e më pas ka marrë monopatinën dhe është larguar në drejtim të Stadiumit “Selman Stërmasi”.

Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra se si ka vepruar ai, hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që autori është i njëjti me atë të grabitjes së po të një filiali banke në qershor të këtij viti po në zonën e Komunës së Parisit. 

Për identifikimin e grabitësit, policia po verifikon pamjet e sigurisë, si dhe ka marrë deklarime tek punonjësit e bankës.

/tvklan.al