Këto janë pamjet e grabitjes së bankës së nivelit të dytë, një javë më parë në zonën e Komunës së Parisit, për të cilën policia e Tiranës ka arrestuar si të dyshuar, R.D njohur ndryshe dhe me emrin Albert, që shihni në këtë foto.
Siç shihet dhe në video ai futet në filialin e bankës dhe i vë armën në kokë punonjësit të sigurisë, e bashkë me të i drejtohet arkave ku arriti të marrë rreth 60 mijë euro.
Nisur nga dinamika, por dhe provat 50 vjeçari, rezulton të jetë autor i dyshuar edhe i grabitjes së regjistruar më 2 qershor në një tjetër bankë të nivelit të dytë po në Komunën e Parisit.
“I dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë. Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve”, tha Torba.
Nga sa mësohet një automjet i marrë me qira zbuloi Robert Dukën, në të cilin ai fshihte monopatinën me të cilën kryente ngjarjet.
Pas arrestimit 50 vjeçarit, iu gjetën rrobat e dyshuara si të përdorura në dy grabitjet, skafandra si dhe rreth 8200 euro. Këto prova bindën dhe vetë 50 vjeçarin, për të pranuar autorësinë.
Ndërkohë burime bëjnë me dije se R.D rezulton me precedent penal në Greqi, ku së bashku me disa shqiptarë të tjerë, si pjesë e një grupi kriminal kanë arritur të kryejnë rreth 26 grabitje.
/tvklan.al












Botërori 2026 