Secili prej tyre shkëlqen.
Prej vitesh kanë mbushur zemrat tuaja me emocione përpara ekranit të Televizionit Kombëtar Klan.
E kemi fjalën për Vera Grabockën dhe Ardit Gjebrean.
Platforma televizive “Klan Nostalgji” ju mundëson të riktheheni pas në këto emocione.
Në transmetimin e “Kënga Magjike”, prodhimi i vitit 2005, dy personazhet e TV Klan, Grabocka dhe Gjebrea, dorë për dore, të buzëqeshur dhe të gatshëm për të dhuruar përjetimet më të bukura që bota e muzikës mund të dhurojë.
Viti 2005 ishte edhe koha kur bashkëpunimi i “Këngës Magjike” i kaloi kufijtë e Shqipërisë, pikërisht me “Radiotelevizionin 21” të Kosovës dhe regjisorët Agron Vula dhe Astrit Idrizi.
Ky fakt habiti fillimisht “ndarjen” artistike midis producentëve, por Gjebrea siguroi asokohe se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë. Madje, ai e theksoi vlerësimin që ka për Grabockën dhe se dashuria e mirësia për njëri-tjetrin nuk do të vdesë kurrë.
“Vera është një dashuri e madhe që nuk do të vdesë kurrë në dashurinë që ne kemi për njëri tjetrin“, u shpreh Gjebrea 21 vite më parë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
