Në hapësirë spermatozoidet humbasin orientimin.
Në kushtet e mungesës së gravitetit humbasin efikasitetin, pasi kanë mjaft vështirësi të arrijnë tek veza për ta fekonduar. Dhe përtej kësaj, problemet shfaqen edhe në zhvillimin e embrionit.
Pra ngrihen dyshime të mëdha mbi gjithë misionet hapësinore për kolonizim në Hënë apo Mars, pasi raca njerëzore s’do të mund të kishte mundësi riprodhimi, pra jetë.
Studimi, i pari në këtë fushë, është i Universitetit të Adelaide në Australi, i publikuar në revistën Communication Biology.
Autorët theksojnë se për herë të parë kuptuam dhe faktuam që graviteti është një faktor thelbësor në riprodhimin njerëzor. Eksperimentet kanë analizuar në kushte të mungesës së gravitetit për të parë sjelljet e spermatozoideve njerëzore, të kavieve dhe derrit.
Është vërejtur se pavarësisht se lëvizshmëria nuk pëson ndryshime të thella, mungesa e orientimit është e theksuar, me të paktën 30% reduktim.
Problematika shtrohet më pas dhe tek zhvillimi i embrionit të fekonduar, që ende nuk dihet nëse në kushtet e mikrogravitetit do t’i japë jetë shtatzënive, pra të rezistojnë në vijueshmërinë e procesit të riprodhimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 