Greqia është surpriza e Ligës së Kombeve në këtë edicion duke ruajtur pathyeshmërinë në një grup me skuadra të mëdha si Holanda dhe Gjermania.

Këtë herë në Selanik, të besuarit e Jovanoviç bllokuan sërish në një barazim 0-0 skuadrën e Klopit, të cilën pak ditë më parë e mundën në transfertë.

Ndeshja kishte raste sporadike dhe jo flagrante, ku grekët tentuan ta godisnin rivalin me krosime brenda zonës. Gjermanët në fakt e gjetën golin në pjesën e parë.

Por arbitri Turpë e anuloi atë pasi topi ishte prekur me dorë në mesfushë.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Greqia ka 8 pikë po aq sa Holanda që mundi Serbinë 2-1.

Tulipanët shënuan golin e parë në minutën e 31 kur krosimi i hidhur i Kopmainers përfundoi në rrjetë.

Serbia gjeti barazimin pas katër minutash lojë me Cetkoviç. Golin e fitores për skuadrën e Ksavit e shënoi Zirzke.

Portugali-Norvegji ishte mbrëmja e golave spektakolarë. Vikingët kaluan të parët në avantazh me këtë perlë të Ajer.

Por kundërpërgjigjja ishte e njëjtë. Zhoao Kanselo lëshon një predhë nga jashtë zone për të vendosur barazpeshën.

Ky gol i hapi rrugën përmbysjes së madhe për luzitanët. Golin e tri pikëve për skuadrën e Zhezus e shënoi sulmuesi Gonçalo Ramos.

/tvklan.al