Në raundin e katërt të Ligës së Kombeve, Greqia dhe Gjermania u danë në barazim 0-0. Gjermania dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe shënoi me Burkardt në minutën e 32-të, por goli u anulua nga VAR-i për prekje me dorë të Bischof.

Greqia pati gjithashtu rastet e saj, ndërsa në fund Philippe Treu humbi mundësinë për golin e fitores. Me këtë rezultat, Greqia siguron vendin e dytë ne grup me 8 pikë, ndërsa Gjermania mbetet e treta me 5 pikë.

Në krye të grupit ngjitet Holanda, që mposhti Serbinë 2-1. Koopmeiners zhbllokoi sfidën në minutën e 31-të, ndërsa vetëm katër minuta më vonë Cvetković riktheu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, Joshua Zirkzee shënoi golin e fitores për tulipanët, duke i ngjitur në kuotën e tetë pikëve. Serbia, ndërkohë, mbetet e fundit në grup, ende pa një fitore.

Festë edhe për Portugalinë, që përmbysi Norvegjinë dhe fitoi 2-1. Norvegjezët kaluan të parët në avantazh me Ajer, por Joao Cancelo barazoi vetëm dy minuta më vonë.

Në pjesën e dytë, Gonçalo Ramos realizoi përmbysjen. Portugalia luajti me dhjetë lojtarë në minutat e fundit, pas kartonit të kuq të Francisco Conceição, por ruajti avantazhin deri në fund.

Me këtë sukses, luzitanët regjistruan fitoren e katërt radhazi dhe vazhdojne të kryesojë grupin, ndërsa Norvegjia mbetet në fund me vetëm tre pikë.

Klan News

/tvklan.al