Brazili ka siguruar kualifikimin në fazën e 32 ekipeve më të mira. “Selecaos” kaluan më tej si kryesues të Grupit C, me 7 pikë, po aq sa Maroku i vendit të dytë.

Kombëtarja e drejtuar nga Carlo Ancelotti, triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Skocisë.

Shkëlqeu Vinicius me dy gola në pjesën e parë, ndërsa Cunha vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 60-të.

Brazili e mbylli si kryesues, falë golavarazhit, duke lënë pas Marokun, ndonëse me pikë të barabarta.

Standings provided by Sofascore

Skocia mbetet në vendin e tretë me 3 pikë dhe mbetet në pritje, ndërsa mund të kualifikohet si një nga vendet e treta më të mira.

Në sfidën tjetër, Maroku triumfoi 4-2 me përmbysje ndaj Haitit, në një ndeshje spektakolare. Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2, ku marokenët ia dolën të rikthejnë baraspeshën në dy raste.

Në fraksionin e dytë, Maroku shënoi dy herë të tjera, për të marrë fitoren, që e kualifikon më tej. Haiti eliminohet, pasi e mbylli në vendin e fundit pa asnjë pikë të grumbulluar.


REZULTATET

Skoci-Brazil 0-3

Vinicius 7′, 45+4′, Cunha 61′

Marok-Haiti 4-2

Hakimi 39′, Saibari 45+1′, Rahimi 78′, Yassine 89′ / Bono 10′ (Aut), Isidor 43′


GOLAT E SHËNUAR

Maroku vulos fitoren, shënohet goli i gjashtë

Maroku përmbys rezultatin, shënohet goli i pestë


Brazili hipotekon fitoren, Cunha shënon të tretin ndaj Skocisë


Vinicius kompleton dopietën, Brazili dyfishon ndaj Skocisë

Nuk kanë fund emocionet! Vjen goli i katërt në Marok-Haiti

Haiti i shtang të gjithë, supergol ndaj Marokut

Maroku barazon shifrat, Hakimi shënon ndaj Haitit

Tjetër gafë nga Skocia, Vinicius dyfishon shifrat. Goli anulohet pas VAR-it

Haiti bën surprizën, kalon në avantazh ndaj Marokut

Brazili nis festën, Vinicius zhbllokon takimin ndaj Skocisë


FORMACIONET ZYRTARE

SKOCI-BRAZIL

Skoci: Gunn, Robertson, Hendry, McKenna, Patterson, McGinn, Ferguson, McLean, Gannoan-Doak, McTominay, Shankland.

Brazili: Alisson, Danilo, Maqruinhos, Gabriel, Douglas Santos, Bruno Guimaraes, Casemiro, Lucas Paqueta, Rayan, Vinicius, Cunha.

MAROK-HAITI

Marok: Bono, Salah-Edine, Riad, Halhal, Hakimi, Amrabat, El Aynoui, El Khannouss, Saibari, Diaz, El Kaabi.

Haiti: Placide, Duverne, Ade, Deicroix, Experience, Casimir, Jacques, Bellegarde, Providence, Isidor, Joseph.