2010 është cilësuar nga kreu i Bankës Qendrore si një viti suksesshëm për ekonominë shqiptare me rritjen më të lartë ekonomike në vend. Në daljen e tij të parë për median për këtë vit guvernatori Ardian Fullani ka bërë një vlerësim të ekonomisë shqiptare për vitin që lamë pas.

Ardian Fullani: “Ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive gjatë 6 mujorit të dytë të vitit 2010. Aktiviteti ekonomik ka vijuar shënoi rritje, ndërkohë që balancat kryesore makroekonomike janë përmirësuar si veprimet e rrezikut, normat e interesit në tregjet financiare kanë pësuar rënie.”

Të ardhurat buxhetore sipas Fullanit janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2010 duke bërë që deficiti buxhetor të ulët me 64 % krahasuar me një vit më parë.

 Ardian Fullani: “Politika fiskale ka pasur një sjellje të kujdesshme gjatë vitit 2010 duke synuar kontrollin e deficitit buxhetor dhe të nivelit të borxhit publik. Deficiti  8 buxhetor i realizuar deri në fund të muajit nëntor të këtij viti ishte 23.1 mld lekë duke shënuar një tkurrje prej 64% në krahasimet periudhë të një viti më parë. Sistemi bankar është në pozitë mjaft më të mirë sesa gjatë dy viteve shkuara, për të mbështetur me fonde financiare rriten e konsumit dhe të investimeve në vend.”

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve guvernatori bankës së Shqipërisë ka bërë një koment për ngjarjet më të fundit në vend atë të demonstratave të dhunshme.

Ardian Fullani: “Çdo mosmarrëveshjen konflikt apo konfrontim politik, ka një kosto ekonomike të dukshme të direkte apo indirekte, të sotme të së nesërmes. Të gjithë duhet të kuptojmë që ekonomia dhe politika funksionoi si enë komunikuese me kalimin e Shqipërisë nga një vend në tranzicion në një vend në zhvillim, 2011 duhet të kuptohet që është ndryshe nga vitet e mëparshme sepse kemi njëkohësisht brenda elementin BE dhe NATO.”

Përsa i përket ecurisë ekonomike të vitit aktual guvernatori tha se rritë me të rritjes ekonomike do të jenë më të larta gjithashtu ai konfirmoi stabilitetin e inflacionit dhe kursit të këmbimit në vend./tvklan.al

Gazetar: Edjol Halilaj