Këto mesazhe paralajmëruese për sulme bërthamore në aplikacionet e emergjencës shkaktuan panik gjatë natës tek banorët e Kievit.
Bëhet fjalë për një sulm hakerash që goditi aplikacionin qeveritar të Ukrainës, duke detyruar shumë qytetarë të dyndeshin nëpër vendstrehime.
Njoftimet ishin në gjuhën ruse dhe paralajmëronin për sulme kimike e bërthamore, çka ngriti dyshime për ndërhyrje nga Moska.
Sidoqoftë, alarme të ngjashme u shpërndanë pak orë më vonë edhe në Rusi, pasi u godit aplikacioni i Ministrisë së Emergjencave atje.
Autoritetet e të dyja vendeve arritën ta venë situatën nën kontroll brenda pak orësh.
Ngjarja kibernetike përkoi me skadimin e armëpushimit të rrallë lokal në qytetin jugor të Oleskit, i cili mundësoi evakuimin humanitar të mijëra banorëve.
Ndërkaq, procesi diplomatik ndodhet në një fazë kryesore përgatitore: Turqia po kërkon të ndërmjetësojë rihapjen e korridorit të tregtisë detare, ndërsa delegacionet e Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-ve pritet të mbajnë bisedimet trilaterale në Abu Dabi midis dates 4 dhe 10 nëntor.
/tvklan.al












Botërori 2026 