Shërbimet e jashtme të inteligjencës ruse (SVR) kanë shfrytëzuar agjentët e inteligjencës artificiale të platformës Claude për të goditur më shumë se 20 objektiva ushtarake dhe diplomatike në Ukrainë dhe Evropë, përfshirë Francën.
Sipas një raporti të publikuar nga vetë kompania Anthropic, operacioni i koduar “GTG-20006” i lidhur me grupin e mirënjohur të hakerave Midnight Blizzard (APT29) automatizoi pothuajse të gjithë zinxhirin e sulmit kibernetik, duke u mundësuar vetëm dy hakerave njerëzorë të kryenin operacione masive që më parë kërkonin ekipe të tëra specialistësh.
Gjatë operacionit të kryer përgjatë pranverës dhe verës, hakerët ndërhynë me sukses në sistemet e dy fabrikat kryesore ukrainase të dronëve ushtarakë, duke vjedhur kodin burimor, teknologjinë e kompjuterit të shikimit (computer vision), bazën harduerike dhe specifikimet e produkteve të reja që nuk ishin bërë ende publike.
Përveç industrisë ushtarake, sulmuesit përdorën AI-në për të kryer fushatë automatike përgjimi (phishing), për të hakuar rrjetet Wi-Fi të hoteleve dhe për të marrë në kontroll llogaritë e platformës WhatsApp të zyrtarëve të lartë qeveritarë, diplomatëve dhe personelit ushtarak ukrainas, duke shkarkuar bisedat e tyre të plota.
Sipas Anthropic, përdorimi i agjentëve të AI-së u mundësoi hakerave të modifikonin malware-in në kohë reale për t’iu shmangur zbulimit nga mbrojtjet kibernetike, duke krijuar një avantazh të paimagjinueshëm që ndryshoi rrënjësisht dinamikën e luftës moderne teknologjike.
/tvklan.al












Botërori 2026 
