Dymbëdhjetë dritare të vogla në kupolë, ambiente të ndara dhe një sistem ngrohjeje me avull, janë elementet që karakterizojnë Hamamin e Durrësit, një ndërtesë e shekullit XVIII, që për gati dy shekuj shërbeu si banjë publike e qytetit.

Sot, pas restaurimit, ai funksionon si hapësirë muzeale. Dëmtimet nga tërmeti i vitit 2019 vunë në diskutim edhe të ardhmen e ndërtesës.

Gjatë restaurimit u shqyrtua nëse hamami do të rikthehej në funksionin e dikurshëm apo do të ruhej si monument historik.

“Në momentin që duhej bërë vendimmarrja se si do ta trajtonim rikonstruksionin ose restaurimin e këtij hamami, nëse do ta kthenim në identitet, pra që të kryente funksionet dhe ishte e mundshme që të bëhej dhe kjo ose të mbetej si një hapësirë që tregonte historinë. Ne e zgjodhëm këtë të dytën për arsye sepse në këtë mënyrë do të arrinte te më shumë njerëz dhe vizitorë, do të komunikonte me më shumë publik duke qenë duke u kthyer në një funksion. Ai do të mbante disa klientë, pra një numër të kufizuar sepse është përmasat e tij janë të vogla”, tha Antigoni Gjergji, eksperte pranë Qendrës Muzeore Durrës.

Hamami nuk ishte thjesht një vend për t’u larë, por një hapësirë ku ndërthureshin higjiena dhe jeta shoqërore.

“Natyrisht ka pasur shumë rituale të periudhës otomane që u përmes pushtimit, sepse Durrësi gjithmonë koloni ka qenë dhe nga qendrat, nga kolonizatorët vinte dhe kultura e tyre. Natyrisht këtu. Hamami shërbente në ditë të caktuara për burrat dhe natyrisht në ditë të caktuara për gratë sepse nuk kishin të përzierë njerëzit që vinin këtu”, tha Antigoni Gjergji.

“Kjo është pjesa e dhomës së avullit, dhomës së qëndrimit ku në to tregon pjesën e kohës kur të rinjtë qëndronin, relaksoheshin, socializoheshin me njëri-tjetrin dhe këtu normalisht te ky hamam futeshin në grupe të ndara, burrat veç edhe gratë veç”, tha Eri Brahimaj, specialist Qendra Muzeore.

Mënyra e funksionimit e dallonte nga banjat romake. Në vend të pishinave me temperatura të ndryshme, sistemi otoman mbështetej te uji i rrjedhshëm dhe avulli.

“Sipas Perandorisë Romake, e cila këto spah ose banjat publike ë ishin të ndërtuara, të konceptuara ndryshe përmes termave me pishina, me ku alternohej ujë i ngrohtë me ujin e vakët dhe ujin e ftohtë. Për mendësinë e re të Perandorisë otomane konsiderohej i papastër ujë i ndenjur i pishinave. Ata mendonin që njeriu mund të pastrohet vetëm duke u larë me ujë të rrjedhshëm. Natyrisht edhe banja me avull që depërtonte në pore bënte një pastrim të thellë të trupit. Kështu që nga pikëpamja e higjienës ishte një nivel më i lartë”, tha Antigoni Gjergji.

Ky funksion përcaktonte edhe organizimin e brendshëm. Hamami përbëhej nga ambiente të veçanta, secili me një rol të caktuar në procesin e larjes.

“Me pjesën e brendshme të hamamit shikojnë kupolën e saj si është ndërtuar dritaret për pjesën e ajrimit edhe të ndriçimit. Mënyrën e informacionit që ka për pjesën ëeb-it edhe për historinë e hamamit.  Ka auto-gid për dëgjimin në mënyrën e kohës si flisnin në pjesën e lashtë”, tha Eri Brahimaj.

Mes elementeve që kanë mbijetuar janë edhe gjurmët e sistemit origjinal të furnizimit me ujë dhe ngrohjes. Një tjetër detaj dallues është kupola me 12 dritaret e vogla, që ndihmonin në ndriçimin dhe ajrosjen e ambientit.

“Arkitektura është tipike në fakt me këtë kupolën, me ajrosjen që vjen nga lart është shumë interesante. Ka dhe një akustikë shumë të veçantë që uji që rrjedh krijon një ndjesi kënaqësie dhe paqeje, pra është shumë e këndshme dhe ne jemi përpjekur ta ruajmë këtë efekt. Pra, në momentin që vjen ju e dëgjoni domethënë se si tingëllon pikat e ujit që bien dhe se sa shpërndahen për të krijuar këtë ndjenjë kënaqësie”, tha Antigoni Gjergji.

Sot në brendësi të tij janë vendosur audio me shpjegime në shqip dhe anglisht, për t’u treguar vizitorëve se si funksiononte hamami dhe çfarë ndodhte dikur në të.

Interesi për ta vizituar  vjen nga turistë të vendeve të ndryshme të Europës dhe më gjerë, por edhe nga të rinj vendas.

“Interesi është i jashtëzakonshëm sepse përfaqëson një pjesë të historisë e cila nuk është se është e treguar me shumë objekte. Domethënë objektet e kësaj periudhe zakonisht janë dëmtuar, janë prishur. Kemi vetëm shtëpinë Aleksandër Moisiut në fakt që i përket kësaj periudhe historike edhe xhamisë fatih”, tha Antigoni Gjergji.

“Vizitorët janë pjesë kryesisht pjesa e huaj dhe pjesa e vendeve. E huaj janë pak a shumë italianë dhe anglez”, tha Eri Brahimaj.

Hamami ndodhet në këndin juglindor të qytetit mesjetar, pranë bulevardit Epidamn. Për gati dy shekuj shërbeu si banjë publike, deri në fund të shekullit XIX.  Sot, i restauruar, ruan dëshmitë e një periudhe të rëndësishme të historisë së Durrësit dhe mbetet i hapur për vizitorët.

/tvklan.al