Të gjithë pacientët që do të kërkojnë shërbim ose kryejnë ndërhyrje kirurgjikale që nuk kërkojnë më shumë se 24 orë për t’u rikuperuar do t’i drejtohen spitalit ditor.

Investimi ka përfunduar dhe hapësira prej 3500 metër katrorë ndodhet në katin e parë të sëmundjeve të brendshme në QSUT dhe ka kapacitet për të mirëpritur 65 mijë pacientë.

Kryeministri që inspektoi ambientet e reja kërkon nga mjekët që tani që infrastruktura është e standardeve europiane sipas tij  edhe shërbimi ndaj pacientëve të jetë i këtij niveli.

Rama mendon se shërbimi shëndetësor publik duhet të jetë zgjedhja e parë për çdo pacientë dhe këtë sic thotë e mbështet tek eksperienca personale me operacionin që kreu vitin e shkuar e që lajmëron se do t’i nënshtrohet një tjetri së shpejti.

Tv Klan