Revista britanike “Hello”, e cila njihet ndryshe dhe si revista e VIP-ave, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku e cilëson si destinacionin turistik edhe të vipave.
Nga këngëtarja Dua Lipa te xhirimet e serialit britanik “TOWIE”, Shqipëria është kthyer në strehën e re të të famshmëve.
Ky vend përballë Korfuzit ofron plazhe përrallore dhe histori, tashmë vetëm një fluturim direkt larg nga Britania, kështu shkruhet në artikull.
Nga plazhet e Ksamilit, të cilat artikulli i quan “Maldivet e Europës”, te atmosfera e Dhërmiut, shëtitjet në rrugicat e Gjirokastrës, Beratit e Krujës dhe ritmi urban i Tiranës, Shqipëria ofron një udhëtim ku natyra, historia dhe jeta e natës bashkohen në një destinacion të vetëm.
Dhe tashmë Shqipëria nuk është më thjesht një zbulim për udhëtarët që kërkojnë destinacione jashtë itinerareve të zakonshme turistike.
Emra të njohur ndërkombëtarë, nga Dua Lipa, te produksionet televizive britanike, po e bëjnë pjesë të itinerareve të tyre.
Riviera, qytetet e UNESCO-s si Berati dhe Gjirokastra, fshatra me histori, kuzhina tradicionale janë eksperienca që nuk gjenden kudo.
Ndaj dhe vendi i vogël mesdhetar po bëhet destinacioni i preferuar për ata që duan një përvojë unike.
Artikulli këshillon edhe vizitë në Tiranë. Kryeqyteti dinamik, kushton shumë më lirë, se kryeqytet e tjera eruopaine.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 