Një këshilltar i Shtëpisë së Bardhë ka paralajmëruar demokratët se hetimet e mundshme ndaj Administratës së Donald Trump mund të konsiderohen kriminale.
Këshilltari Will Scharf i dërgoi një letër kongresmenit Robert Garcia, Kryetari i Ardhshëm i Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, ku shkruante se administrata po monitoron kërcënimet, të cilat i cilësoi si “abuzive dhe kapriçioze”.
Sipas këshilltarit “kërcënimet i pengojnë zyrtarët për të kryer shërbimin publik”, ndërsa në letër thuhej se anëtarët e Kongresit të ri kishin treguar “një qëllim të qartë për të shkelur” kufijtë e përcaktuar në Kushtetutë për hetimet dhe thirrjet për të dëshmuar.
Letra i referohej kryesisht postimeve në rrjetet sociale nga demokratët e zgjedhur.
Gjithsesi Garcia tha se komiteti do të vazhdojë punën e tij pavarësisht kërcënimeve nga administrata.
Pasi republikanët humbën në zgjedhjet e mesit të mandatit shumicën në të dyja dhomat, tashmë demokratët kanë kontrollin e Kongresit.
Liderët demokratë kanë premtuar të hetojnë veprimet e presidentit Trump, familjes së tij, ndihmësve dhe këshilltarëve.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 