Në 3 muajt e parë të vitit 2026 ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në monumentet më të rëndësishme historike në Durrës. Më i preferuari mbetet amfiteatri romak, ndërsa turistët shprehin interes për të mësuar mbi historinë e qytetit bregdetar.
Autoritetet në Durrës thonë se presin që fluksi të vijojë edhe në muajt në vijim, ndërsa vazhdon të jetë i mbyllur muzeu arkeologjik i qytetit, ku punimet po vijojnë.
Interesi i lartë për historinë bën që sezoni turistik të zgjatet dhe Durrësi të frekuentohet në të 12 muajt e vitit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 