Qyteti i Durrësit i është bashkuar festimeve me dekorime shumëngjyrëshe dhe aktivitete për qytetarët dhe vizitorët në Ditën e Verës.
Rrugët dhe sheshet janë zbukuruar me elemente dekorative, duke e kthyer qytetin në një mozaik ngjyrash dhe gëzimi.
Në kuadër të festimeve është hapur edhe panairi i artizanëve të Durrësit, ku mjeshtrit vendas prezantuan punimet e tyre artizanale, duke sjellë traditën dhe kreativitetin në zemër të qytetit.
“Ka të huaj, por moshat e reja kanë interes. me shumë vajzat, psh, rrobat e banjos për çantat”, tha një artizane vendase.
“Për t’u bërë një palë rroba banjoje duhen deri në dy ditë”, u shpreh një tjetër.
Atmosfera festive është shoqëruar me aktivitete të ndryshme kulturore dhe argëtuese për të gjithë ata që zgjodhën të festojnë në Durrës.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 