Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologët e tij kinez dhe rus, Xi Jinping dhe Vladimir Putin nisën një takim të paprecedentë trepalësh këtë të të enjte ku thanë se do të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe kontrollin e armëve bërthamore.
Te ulur rreth një tryeze të madhe të rrumbullakët në një vilë në qytetin jugor të Kinës Shenzhen udhëheqësit e fuqive më të mëdha bërthamore në botë mbajtën me radhë fjalimet hapëse.
“Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar luftën bërthamore dhe se armët bërthamore duhet të ndalohen dhe të shkatërrohen plotësisht”, tha Xi Jinping.
“Vendet tona janë në një pozicion të veçantë për ta diskutuar këtë. Por nuk është një gjë e lehtë për tu bërë. Nuk është e lehtë që vendet që i kanë të heqiin dorë prej tyre”, tha Trump.
Putini iu rikthye historisë së përbashkët të Rusisë, Kinës dhe Amerikës si fitimtarë në Luftën e Dytë Botërore duke thënë se të tre janë përgjegjës për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.
“Duke qenë ndër themeluesit e Kombeve të Bashkuara, ne mbajmë detyrën e ruajtjes dhe forcimit të sistemit të së drejtës ndërkombëtare”, tha Putin.
Përpara se të fillonte takimi trepalësh presidenti amerikan pati një takim të veçantë kokë më kokë me Xi, i treti mes të dyve brenda këtij viti.
Presidenti amerikan vlerësoi miqësinë e tyre dhe interesin e tyre të përbashkët dhe sugjeroi se do ta nxiste homologun kinez të blinte më shumë produkte bujqësore nga Amerika.
Sipas mediave kineze Xi diskutoi edhe Tajvanin dhe tha se të dy vendet duhet të përmirësojnë komunikimin mbi çështjet ekonomike dhe tregtare.
Trump shtoi papritur edhe një takim të veçantë me Putin ku e quajti mik. Dy liderët thanë se po shpresonin të arrinin ose të paktën të nisnin një rrugë për ti dhënë fund luftës në Ukrainë.
/tvklan.al












Botërori 2026 