Holanda dhe Japonia e nisën Botërorin 2026 me një barazim 2 – 2 në përballjen e transmetuar në TV Klan. Pas pjesës së parë të vakët me raste, e dyta ishte argëtuese për tifozët.
Loja ishte me ritëm pas pushimit me rezultatin që u zhbllokua në minutën e 51’.
Për skuadrën holandeze shënoi me kokë kapiteni Van Dijk. Avantazhi zgjati vetëm 6 minuta. Nakamura goditi nga distanca duke mposhtur portierin Verbruggen.
Në të 64’ holandezët rikthyen avantazhin me Summerville. Goditja e tij me të majtën ishte tepër e sakte. Holanda nuk arriti të mbrojë rezultatin duke u ndëshkuar në fund.
Kamada me golin e tij vendosi barazimin 2 – 2 në minutën e 89’. Në sfidën tjetër të Grupit F, Suedia mundi me rezultatin 5 – 1 Tunizinë.
Suedezët e dominuan takimin e luajtur në Monterrei duke hapur serinë e golave pas 7 minutash me Ayari, i cili përfitoi nga një keqkuptim në mbrojtjen tuniziane. Në të 30’ Isak realizoi golin e dytë.
Tunizia reagoi pak para pushimit me dy pjesëve me Omar Rekik i cili shënoi me kokë.
Pjesa e dytë ishte plotësisht në kontrollin e suedezëve. Gyokeres, Svanberg dhe sërish Ayari realizuan për Suedinë, që mori kreun e Grupit F e ndjekur nga Holanda dhe Japonia.
/tvklan.al












Botërori 2026 