Raportim Live

Holandë-Suedi, pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja.

Akordohen 5 minuta shtesë.

89’- GOOOOL HOLANDA 5-1! Summerville shënon të pestin, me një gjuajtje nga jashtë zone. Aksion model i holandezëve, që finalizohet me gol.

84’- Verburggen i mahnit të gjithë, me një pritje të shkëlqyer ndaj Isak, në një kënd të vështirë.

78’- Lindelof ndal në mënyrë të parregullt Depayn dhe ndal një kundërsulm të mundshëm të holandezëve.

77’- Provon Suedia të gjejë golin e dytë, por Gyokeres nuk kontrollon si duhet një top në zonë.

59’- GOOOL SUEDIA 4-1! Zgjohen suedezët, të cilët ngushtojnë shifrat me Elangan. Sulmuesi shfrytëzoi një asist perfekt të marrë nga Isak.

53’- GOOOOL HOLANDA 4-0! Shënon sërish Cody Gakpo. Sulmuesi bën gjithçka mirë në zonë dhe më një gjuajtje të fortë, e ndal topin në rrjetë.

48’- GOOOOOL HOLANDA 3-0! Gakpo shënon të tretin për “tulipanët”. Dyshime për pozicion jashtë loje, por konfirmohet nga VAR.

45′- Starton pjesa e dytë.

Holandë-Suedi, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45’+5’- Mundësi e artë për Suedinë. Verbruggen bën një pritje të shkëlqyer dhe mban portën e paprekur.

Akordohen 4 minuta shtesë.

45’- Shënon Suedia me Lagerbielke, i cili dërgon topin në rrjetë me kokë. Megjithatë goli anulohet për pozicion jashtë loje.

38’- Gakpo lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por është qendrore për portierin e Suedisë.

37’- Vjen goditja e parë në portë nga Suedia. Gyokeres futet në zonë dhe lëshon një gjuajtje të bukur, por Verbruggen reagon mirë dhe shmang golin.

33’- Isak pason për Gyokeres në zonë, por sulmuesi i Arsenalit nuk ia del të gjuajë si duhet.

28’- Ayari shpërdoron një rast të artë shënimi. Mesfushori nuk shfrytëzon një pasim në zonë dhe e dorëzon topin.

21’- Mundësi kundërsulmi për Suedinë, por Dumfries ndërpret aksionin në mesfushë.

16’- GOOOOOL HOLANDA 2-0! Brobbey nuk ndalet dhe shënon të dytin, pas një asisti të marrë nga Dumfries.

15’- Nuk ndalen sulmet e Holandës. Reijnders bën gjithçka mirë deri në momentin e fundit, por gjuajtja e tij është totalisht i gabuar.

11’- Tjetër mundësi e mirë për Holandën. Dumfries shikon Gakpo në krahun tjetër dhe kroson, por topi largohet në momentin e fundit nga mbrojtja suedeze.

5’- GOOOOOL HOLANDA 1-0! Aksion model i “tulipanëve” në të majtë, ku Gakpo merr një top nga Reijnders dhe pason në zonë, aty ku Brobbey nuk e ka të vështirë për të shënuar.

4’- Minutat e para flasim për Holandën, që shfaqet më kërkuese për golin e avantazhit. Ende mungojnë rastet e pastra.  

0′- Starton supersfida.

download app

FORMACIONET ZYRTARE:

Holandë: Verbruggen, Van de Ven, Van Hecke, Van Dijk, Dumfries, Reijnders, De Jong, Gravenberch, Gakpo, Brobbey, Malen.

Suedia: Nordfeldt, Langerbielke, Hien, Lindelof, Karlstrom, Bernhardsson, Nygren, Ayari, Gudmundsson, Gykeres, Isak.

Fitore me goleadë ndaj Suedisë, Holanda merr kryesimin